30 Korrik, 2023 - 8:00 pm
Merita Halili konsiderohet mbretëreshë e muzikës së Shqipërisë së Mesme. Falë zërit të saj të ëmbël dhe paraqitjes së saj të afërt me publikun ajo ende vazhdon të jetë prezente në zemrat e audiencës shqiptare, shkruan KultPlus.Debutimin e saj si këngëtare e bëri në vitin 1983, në moshën 16 vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Karriera e saj si këngëtare në Radio Televizionin Shqiptar si dhe në Ansamblin e Shtetit të Këngëve dhe Valleve.KultPlus ju sjell këngën ‘Lule të bukura ka Tirona’:Lule t’bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me erë,
moj esmere, moj ku t’ka lala,
merrja kongës dhe një herë,
mos më rri i deshpëru
e jam e jotja, prap të du.
Rreth e qark baçes ju solla
për me t’pa moj bukuri,
nji tufe lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri,
mos më rri i dëshpëru
jam e jotja, prap të du.
Trandafil moj të vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj të pëlqeva
ditë e natë mendoj për ty,
mos më rri i deshpëru
jam e jotja, prap të du./KultPlus.com