20 Gusht, 2023 - 11:54 pm
Atdheu është më tepër se çdo fjalë e thënë për të, është përtej çdo përkufizimi, përtej çdo tingulli e fjale. Atdheu është një dashuri e bashkëdyzuar me vuajtje, dhimbje e mall. Janë të shumtë ata që në mënyra të ndryshme kanë dhënë shumë për atdheun, e dashurinë për të ka edhe prej atyre që e kanë përkufizuar me dhënien e jetës, gjënë më të çmuar që ka njeriu.
Për këtë dashuri, për këto rrënjë, për këtë histori, për këtë gjuhë për këtë flamur, për këta heronj, artisti Genc Prelvukaj ka shkruar një tekst rrëqethës e të cilit ja ka bashkangjitur edhe tingujt e muzikës për ta kompletuar në mënyrë përfekte.
Ai vendosi të shkruaj për vendin e të parëve të tij, për të shpalosur historinë që ngërthen në vete Plava dhe Gucia.
“Vendi i Origjinës” e ka quajtur këtë dedikim duke prekur kështu zemrat e shumë shqiptarëve e duke bërë që të lëvizin eshtrat e atyre që emri ju kumbon në këngë.
KultPlus ju sjellë tekstin e plotë të kësaj këngë:
“Vendi i Origjinës”
Shiko o bir, kjo është toka e atdheut tënd
I ulun n`Sarajet e Ali Pashes
Me sy t`mrrolun drejt shkambit t`vajzës
Ku rrijnë malsortë n`krye t`venit
Skifterat e Vuklit e ujtë e Kelmendit
Ku lahuta bjen n`çdo shkrep
Jom unë djali juaj prej n`djep
Ky është vendi i origjinës
Ku pret shpata e Selman Fakut e Pulec Himes
Shqiponjat e ulin terrin
Malet e thrrasin prap Jakup Ferrin
Ku nihet zilja e ogiçit
I njomë gjaku n`fushat e Nokshiqit
Ku flasin edhe gurrat e shterruna
Fjalë kanë edhe kullat e djeguna
Prej Rugovës deri n`maje t`Shalës
Toka mban erën e gjakut t`Gjon Bales
Shiko o bir, kjo është toka e atdheut tënd
Sa plagë kanë rrjedhë n`Limin dinak
Sa burra me gjak ka pa orli plak
Sa plumi n`krah e n`trup t`Shqiptarvet
Shekuj me luftë për giuhën e t`parvet
Ky është vendi i Hasan Gjekës
Ku burrat shkojnë me kangë drejt dekës
Me faqe t`bardhë plot me nerë
Pushkë e trimni për secilën derë
Me rrudha n`ballë kundër robnisë
Luftarë e dasmorë me flamur n`shtizë
N`kuvende kur mbledhën
E knojnë n`lahutë Isuf Kamer Çelën
Nure Kurtin me burrat që ranë
Qe vdekjen kurrë me frikë nuk e panë
Ky është vendi i t`parve të mi
Ku gjithçka e gjallë rrjedh kuq e zi
Shiko o bir, kjo është toka e atdheut tënd
N`sofrën e Plavës nën malet e zeza
Ma para thehet bjeshka se besa
Ku vlen nderi e dashnia e zotit
Prej liqenit deri te burrat e Hotit
Jom si votra që ndezet Janarit
Si fjala e urtë e Bajraktarit
Si plaga e randë n`trup t`ushtarit
Jom unë që se prej n`besë tokën e t`parit
I knojnë shqip nën votër
Fmisë në djep nana me motër
Tokë e trimnisë e jo drojës
Vend i Ismajl Nikocit e Agan Kojës
Si kështjellë me bedena
Tokë e shqiponjës me dy krena
Sot me varrë e sy nga Shqipnia
Fund me nerë nga Plava e Gusia
Shiko o bir, kjo është toka e atdheut tënd. / KultPlus.com