Mahmood i lumtur që po performon në SunnyHill

4 Qershor, 2022 - 8:15 pm

Skepta, AJ Tracey, Diplo, Elvana Gjata dhe Burak Yeter, janë konfirmuar deri më tani si artistët pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Ndërkaq së fundmi, përmes një postimi në faqen zyrtare në  Instagram, SunnyHill ka konfirmuar se këngëtari italian Alessandro Mahmoud apo ndryshe i njohur si “Mahmood”, është artisti i radhës që do të jetë pjesë e këtij festivali.

“Mahmood” ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Mahmood ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të performojnë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që jam në Festivalin SunnyHill dhe do të performoj këtu më 5 gusht”, ka shkruar ai.

SunnyHill ka njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe aristë të tjerë, emrat e të cilëve do t’i mësojmë më vonë./ KultPlus.com

Të ngjajshme