Makth Ballkanik tani edhe në platformat online (VIDEO)

12 Nëntor, 2022 - 10:15 pm

Të gjithë jemi të informuar për profesionalizmin e artistit Luan Durmishi. “Makth Ballkanik” është projekti më i ri i Durmishi i cili na zbërthen punën e madhe dhe angazhimin tejet serioz që artisti e ka treguar që nga fillimi i këtij projekti e që më në fund ka ardhur te publiku, shkruan KultPlus.

Durmishi ka treguar për KultPlus se ky projekt vjen pas 3 vitesh punë intensive, duke e bërë një shtrirje në kohë, nisur nga viti 1132 (referuar muzikës bizantine shqiptare), e deri tek variacionet e shtresimet kohore e kulturore që muzika moderne e sotme i bartë me vete.

Në “Makth” ka punuar një ekip i madh i përbërë prej profesionalistëve, secili në fushën e vet.

Muzika, teksti, vokalet bizantine shqiptare & vokali kryesor nga Luan Durmishi, producent muzikor / incizim, miksim, masterizim – Tomor Kuçi, kompozitore e linjës kryesore vokale të veprës & bazës ritmike – Irena Popović, obo & tupana – Albin Abazi, kitarë, incizim & asistim në produksion – Dren Suldashi.

Ndërsa sa i përket pjesës vizuale – videos, koncepti nga Luan Durmishi dhe Ilir Hasanaj, skenari, regjia, montazha – Ilir Hasanaj, kinematografia – Samir Karahoda, montazha – Ardmax, asistent i kamerës – Jetmir Zenelaj, Ardmax, kostumet – Flutura Dedinja, skenografi, skulpturat – Rigon Begolli, grim – Violeta Janjeva, pajisje – Ikonë Studio.

Në video do të shohim disa personazhe të cilët vijnë nën lojën e: Mbreti i zi, shpirti i zi – Luan Durmishi, udhëtarja / mbretnesha – Kanina Arifi, udhëtari – Apollon Arifi, valltarja e zezë – Agnes Nokshiqi dhe valltari i zi – Don Shala. /KultPlus.com

Të ngjajshme