17 Nëntor, 2020 - 12:13 pm
Justina Aliaj konsiderohet si perëndesha e skenës shqiptare, e cila me një zë të jashtëzakonshëm të prek shpirtin sapo e dëgjon.
Justina Aliaj, është shkodrania që përfaqëson gjithë mrekullinë e artit shkodran.
Këngë të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj., mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Por, edhe interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.
KultPlus ju sjell sot “Këngë për vendlindjen” një ndër interpretimet më të mira të artistes. / KultPlus.com