14 Tetor, 2022 - 3:53 pm
Maqedonia nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, kompeticionit më të madh muzikor në Evropë, transmeton KultPlus.
Këtë informacion për “Sloboden Pechat” e ka konfirmuar kryetarja e delegacionit maqedonas të Eurovizionit, Meri Popova.
Drejtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, tha për MMS se problemi më i madh është rryma dhe shpenzimet e mëdha, të cilat do t’i shkaktojnë udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe.
“Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që ato që duhet të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi drejtuar që të paguajnë energjinë elektrike”, tha Cvetkovski për MMS./ KultPlus.com