21 Nëntor, 2021 - 10:30 pm
Një kitarë nga koleksioni i Eric Clapton u ble për 625 000 dollarë në qytetin e Nju-Jorkut, çmimi më i lartë në një ankand kushtuar legjendave të rock-ut, që arriti një shumë totale shitjesh prej gati 5 milionë dollarësh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Julien’s”.
E shpallur si pika kryesore e këtij ankandi, që u zhvillua në Hard Rock Caffe, Nju-Jork, por edhe në internet, kjo kitarë akustike, një Martin D-45, e përdorur nga Clapton në vitin 1970 gjatë një koncerti të parë të drejtpërdrejtë nga grupi i tij, Derek dhe Dominos, ishte vlerësuar midis 300 000 dollarë dhe 500 000 dollarë nga Julien’s.
Çmimi i saj i shitjes mbetet shumë më i ulët se rekordi për një kitarë, i arritur nga ajo gjysmakustike e këngëtarit i Nirvana-ve, Kurt Cobain, e përdorur gjatë koncertit të famshëm “MTV Unplugged” në vitin 1993 (6 milionë dollarë në 2020, në Julien’s Auction).
Kitarat e tjera të shitura përfshinin një Gibson Explorer e vitit 1976 “The Edge”, e përdorur nga U2, që u shit për 437 500 dollarë dhe një Fender Stratocaster, e përdorur ga muzikanti i Pink Floyd, David Gilmour, që u shit për 200 000 dollarë.
Gati 1 000 lote dhe objekte të ndryshme, të kaluara nëpër duart e Beatles, Guns N’Roses, Nirvana, Michael Jackson, Amy Winehouse, Whitney Houston, Lady Gaga, Madonna, Elvis Presley, Rolling Stones, u shitën gjatë këtyre ankandeve. / KultPlus.com