8 Maj, 2024 - 5:57 pm
Mbrëmjen e të martës, nisi spektakli europian i këngës “Eurovision Song”, në Malmö të Suedisë. Nën sloganin “Të bashkuar nga muzika”, ishte pikërosht këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila hapi spektaklin.
Shqipëria përfaqësohet nga këngëtrja Besa Kokëdhima, e cila do të prekë skenën e festivalit të njohur mbrëmjen e datës 9 maj. Me këngën “TITAN”, Besa do të jetë e dyta që do të këndojë në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.
Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikëpritës që është Suedia, shkruan Euro News, transmeton Klankosova.tv.
Organizatorët zyrtarë të eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni.
Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe të gazetarëve, kombinimi i të cilave ka nxjerrë dhe një rezultat.
Kështu, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të.