30 Gusht, 2017 - 4:20 pm
Shoqata e Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze, organizon mbrëmje gala për mbledhje fondesh me qëllim të ngritjes së ‘Shtëpisë së Shqiptarëve’, një qendër kulturore dhe shqiptare e cila ka për qëllim afrimin e shqiptarëve në Kanada dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar në këtë vend, shkruan KultPlus.
Kjo mbrëmje gala do të mbahet më 1 tetor në Toronto, ku pjesë e saj do të jenë këngëtarët e rinj siç janë Era Rusi e Valon Shehu. Përpos tyre kësaj mbrëmje gala i shtohen edhe ylli shqiptaro-kanadez Ana Golja, muzikantët e mirënjohur në si Përparim Mefaj, Erind Emiri dhe DJ Visar Zejnullahu. I ftuar nderi në këtë është kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana.
Mbrëmja gala do të mbahet më 1 tetor me fillim nga ora 18:00 në Toronto ndërsa hyrja është vetëm për të rritur dhe kodi i veshjes është ‘Black Tie’./ KultPlus.com