9 Dhjetor, 2018 - 4:30 pm
Rep artisti Mc Kresha njihet si njëri ndër personazhet publike i cili ndër vite ka bërë për vete një numër të madh të publikut.
Përballë Besim Dinës ai ka folur për karrierën e tij muzikore, mirëpo njëra prej përgjigjeve nuk do t’u pëlqejë fare fansave.
I pyetur nëse mendon ndonjëherë ta lë muzikën, Kresha dha përgjigjen e papritur.
Zhanri që e shoqëron qe sa vite Mc Kreshën duket se do ta ‘detyrojë’ atë ta lë dikur muzikën. Kështu tha ai pasi në të ardhmen e sheh veten si prind dhe më i përkushtuar në familje.
“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti trunor i jem ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Qaq shumë qe e du muzikën edhe po mendoj me lanë”, tha Kresha gjatë intervistës.
Ndër të tjera ai ka sqaruar se nuk do t’i dukej e rrugës që të merret me hip-hop kur të bëhet prind.
“Unë kur dua ta lë. Pse dua ta lë muzikën. Muzika hip-hop diqysh qysh du me dalë unë me këndu hajde zemër dridhe, e djali jem qaty. Nëse me bëhet familja ime unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo sen e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë” ka përfunduar hip-hop artisti.
Duke qenë se ai gjithmonë e ka dashur futbollin mirëpo nuk ka arritur që ta bëjë endrrën e tij realitet sa i përket kësaj, Mc Kresha synon që në një të ardhme të afërt do të merret me diçka që lidhet me futbollin.