4 Shkurt, 2020 - 2:00 pm
Në muajin shkurt të vitit 2018, këngëtarja Elvana Gjata lansoi një album të tërë në YouTube, ku me secilën këngë ajo goditi fort, shkruan KultPlus.
Këngët u shndërruan në hit menjëherë dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
Në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, Elvana përmes këtij albumi dëshmoi edhe njëherë se është një artiste e kompletuar. Ky album ka emocionuar të gjithë me këngë të dhimbshme e të thella, me tekste kuptimplota që publikut do i mbesin për shumë gjatë në mendje.
Në ndër këngët e preferuara të këtij albumi është “Më fal”. Një tekst i këndshëm, i qartë, i dhimbshëm, i përjetuar. Elvana Gjata me shumë pak instrumente pas saj, dëgjohet tek e vuan këngën dhe përvojën. Këtë këngë e ka shkruar ajo vetë, ndërsa duket se mbetet kënga më e mirë në albumin e saj. / KultPlus.com