‘Më plase krejt, kurrë dy fjalë s’i flet njëjtë’ (VIDEO)

4 Korrik, 2021 - 8:28 pm

“Më plase” nga grupi Marigona është një këngë që ia vlen të kujtohet.

Një tekst i mahnitshëm për gënjeshtrat në një lidhje dashurie, “Më plase” duket më aktuale se kurrë.

Grupi Marigona është një grup muzikor i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica.

Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi.

Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=8kbECoB1uC8&list=RD8kbECoB1uC8&start_radio=1&ab_channel=Marigona

Të flas, e shoh që nuk e dëgjon
Asnjë fjalë që unë them
Dhe nuk e zgjas
Dhëmbët i shtrëngoj dhe përmbahem
Por brenda më dhemb

prej kur t’njoh n’sy ta pash
mashtrimin
e tillë ishe gjithmonë tani e shoh
po i vie fundi përrallës ton është vonë

Më plase krejt
Kurrë dy fjalë s’i flet njëjtë
Pse s’di të tregosh drejt
Nuk ke nevojë me m ‘rrejt
Nuk e kuptoj
Pse e ndjen këtë nevojë
Tregomë a do mbarojë
Kjo e mallkuar lojë

Shumë gjatë jam bëre i marre pranë teje
Me shpresë se do ndryshosh
Kjo punë e pat’
Vazhdo rrugën tënde dhe provo
Tjetrin ta mashtrosh.

Ndoshta shumë shpejt
Mua më harron dhe
Troket në tjetër derë
Do dëgjosh njëjtë
Fjalët që t’i kam thënë, dimër e verë
Shumë herë

Më plase krejt
Kurrë dy fjalë s’i flet njëjtë
Pse s’di të tregosh drejt
Nuk ke nevojë me m ‘rrejt
Nuk e kuptoj
Pse e ndjen këtë nevojë
Tregomë a do mbarojë
Kjo e mallkuar lojë…/ KultPlus.com

Të ngjajshme