3 Prill, 2024 - 1:18 pm
Në një letër të hapur, Billie Eilish, grupi i rrokut amerikan Pearl Jam apo trashëgimtarët e Frank Sinatra bëjnë thirrje për një mbrojtje më të mirë të krijimit dhe të drejtave të autorëve përballë një kërcënimi që mundet “të shkatërrojë ekosistemin e muzikës”, thonë zërat e famshëm të muzikës.
Përdorimi i inteligjencës artificiale ngre disa shqetësime më të forta në botën e muzikës. Në një letër të hapur të lëshuar të martën e 2 Prillit, më shumë se 200 artistë të njohur, mes tyre emra si Billie Eilish, Nicki Minaj dhe Stevie Ëonder bëjnë thirrje për të mbrojtur më mirë krijimin dhe të drejtat e autorëve nga kërcënimet që i vijnë këtyre nga inteligjenca artificiale.
“Ne duhet të mbrohemi kundër një përdorimi predator të inteligjencës artificiale për të vjedhur zërin dhe ngjashmëritë e artistëve profesionistë, për të dhunuar të drejtat e krijuesit dhe për të shkatërruar ekosistemin e muzikës”. – shkruajnë gjithashtu Katy Perry, Norah Jones, Camila Cabello dhe trashëgimtarët e Bob Marley apo të Frank Sinatra në këtë letër të sjellë nga organizata Aleanca për të Drejtat e Artistëve.
“Ne kërkojmë që të gjitha platformat muzikore dhe të gjithë shërbimet muzikore të angazhohen që të mos zhvillojnë ose të aplikojnë teknologji me përmbajtje apo mjete për gjenerimin e muzikës me IA që minojnë ose zëvendësojnë artin njerëzor të autorëve-kompozitorë dhe të artistëve, ose që na privojnë për një shpërblim për punën tonë”. – mund të lexohet akoma në këtë letër të firmosur nga grupet Pearl Jam dhe R.E.M.
Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale përbën një sërë kërcënimesh për krijimin artistik, me mundësinë e saj për të replikuar zërat e famshëm. Për firmosësit e letrës, inteligjenca artificiale përbën “një potencial të madh për zhvillimin e kreativitetit njerëzor”, por “ndërmarrjet më të fuqishme dhe më të mëdha janë tashmë duke përdorur pa autorizimin tonë punën tonë për të ndërtuar modele të IA”.
Muajin e kaluar, Shteti i Tenesisë – një nga qendrat nevralgjike të industrisë muzikor në Nashville – ishte i pari në Shtetet e Bashkuara që adoptoi një ligj që kishte synim të mbronte profesionistët e industrisë muzikore kundër kërcënimeve të IA. Ky ligj, quajtur “Ligji Elvis” (akronim), ligj për sigurinë e imazhit, të zërit dhe të ngjashmërisë). ‘
Ligji, që hyn në fuqi me një korrik u përshëndet nga aktorët e planit të parë të industrisë muzikore, me ndalimet që mjetet e IA të riprodhojnë zërin e artistëve pa lejen e tyre. Një legjislacion i ngjashëm është në process ekzaminimi në nivel federal, në Kongresin Amerikan, dhe në shtete të tjera.
Grupi i madh i specialistëve të industrisë muzikore Universal Music Group ka cituar Inteligjencën Artificiale si një nga faktorët e prishjes së negociatave me rrjetin social TikTok, kjo ka rezultuar në heqjen nga platforma të shumicës së artistëve të UMG. A.K./Tema / KultPlus.com