Me të ardhurat e “Këngës Magjike” do të ndihmohet një familje në Thumanë

29 Nëntor, 2019 - 5:56 pm

Tragjedia e fundit në Shqipëri, ka tronditur edhe botën e artit e të muzikës, duke bërë kështu që shumë artistë t’i bashkohen kauzës përmes donacioneve të ndryshme, shkruan KultPlus.

Së fundi, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Instagram, Ardit Gjebrea, ka bërë të ditur se të ardhurat nga festivali i Këngës Magjike, do t’i dedikohen një familjeje në Thumanë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ardit Gjebreas.

“#kendojpertendertuar Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.” / KultPlus.com

Të ngjajshme