12 Korrik, 2019 - 10:30 pm
Kompozitorja kosovare e muzikës elektroakustike dhe instrumentale, Donika Rudi, ka performuar në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Rudi, u paraqit me veprën e saj “Odë Jetës”, përmes së cilës i ka paraqitur nëntë etapat e zhvillimit të jetës brenda barkut të nënës.
“Odë e Jetës” eksploron rrugëtimin përmes njërës prej shqisave të para të cilën e zhvillon fetuesi – shqisën e të dëgjuarit dhe të ndjenjës fizike. Duke filluar nga vibrimet e tingujve të mjedisit e deri te njohja e zërave, kalohet nëpër nëntë faza të pejazhit tingullor: dashuria, unë, gjuha, identiteti kulturor, peisazhi arkitektonik, hapësirat e hapura, shpirti i ‘qytetit’, vetvetja, ardhja – jemi këtu.
Për KultPlus, kompozitorja tha se, “Odë e Jetës” ka qenë një vepër të cilën e ka bërë me shumë dashuri dhe përkushtim. Ajo cka i dha kësaj vepre jetë, ishin tingujt që dëgjoheshin herë me zë më të ulët e herë më të lartë, Këta tinguj sipas kompozitores, janë tingujt e përditshëm që I dëgjojmë cdo ditë në Prishtinë, si p.sh këmbanat e katedrales. Tingujt që e përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të këtij kompozimi duhet t’I përshtaten qytetit në të cilin do të performohet sepse vete autorja u shpreh se “Secili qytet I ka tingujt e vete që e bëjnë atë të vecantë dhe këta tinguj do të ndryshojnë varësisht prej qytetit në të cilin do të performohet, por, sigurisht pa e ndryshuar përmbajtjen e veprës” . Poashtu ajo rezultoi shumë e kënaqur me realizimin e veprës së saj dhe me mënyrën se si publiku e priti atë.
“Odë e Jetës” ka marrë mbështetjen për krijim nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, të bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian. /KultPlus.com