19 Prill, 2024 - 1:37 pm
11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren duke i mahnitur të gjithë.
E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë me një performancë të jashtëzakonshme duke impresionuar të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, e duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Pjesë e spektatorit ishin dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe shumë emigrant shqiptar në Itali të cilët ndoqën përformancen e 11-vjeçares.
Kjara Ibraj, talentja nga Lezha, ka nisur të këndojë që në moshen 4 vjeçare duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.