30 Dhjetor, 2019 - 9:37 pm
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha arriti edhe një sukses tjetër me këngën “Meant to Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Përveç se kryesoi toplistën e Billboardit për 50 javë vitin e kaluar, hyri në historinë e muzikës “country” dhe arriti miliona klikime, kjo këngë kryeson tabelën e këngëve më të mira të dekadës në këtë zhanër sipas Billboard. Lajmin e bëri të ditur artistja përmes një storie në Instagram, ku shkroi “wow”, transmeton KultPlus.
Me këtë këngë fitoi edhe shumë çmime. Kënga u publikua në tetor të vitit 2017 dhe arriti mbi 861 milionë klikime në YouTube. / KultPlus.com