Mediet italiane shkruajnë për sopranon Marigona Qerkezi

24 Shtator, 2019 - 6:30 pm

Shtypi italian i ka kushtuar një artikull të veçantë sopranos shqiptare Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.

Në këtë artikull për Qerkezin, lajmërohet premiera e operës “Guglielmo Tell”, e cila hap hap sezonin operistik të Teatrit të Operas në Como.

Sopranoja Marigona Qerkezi i është përveshur punës për të sjellë në pesë teatrot e Italisë rolin e Matildës, një rol i pasur, por edhe i vështirë në aspektin vokal dhe dramatik. I është besuar sopranos kosovare që në kastën e parë. Opera “Guglielmo Tell” është opera e fundit e kompozuar nga Gioacchino Rossini. Për herë të parë u inskenua nga Opera e Parisit në “Salle Le Peletier”, më 3 gusht të vitit 1829. /KultPlus.com

Të ngjajshme