24 Maj, 2019 - 4:00 pm
Ajo është këngëtarja më e suksesshme shqiptare në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurovision.
Rona Nishliu njihet më mirë edhe për zërin e veçantë dhe shpeshherë komentohet për këngët që sjell para fansave.
Por, pos mediave shqiptare për këngëtaren tonë po shkruajnë edhe mediat e huaja, përkatësisht ato të shtetit spanjoll.
“Me lule t’bukra” është kënga e fundit që e ka sjell artistja me një video të veçantë, kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në Spanjë, ku “ogaespain.com” e ka promovuar.
Ajo është një këngë popullore për Veriun e Shqipërisë, ka shkruar ndër të tjera ueb-faqja e njohur e shtetit iberik.
Ndryshe, Rona pritet që të mbajë disa koncerte gjatë këtyre muajve të verës në të gjitha trojet shqipfolëse. /Telegrafi/KultPlus.com