22 Shtator, 2021 - 2:26 pm
Këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe grupi ABBA mund të performojnë në finalen e Kupës së Botës 2022, që do të mbahet në Katar vitin e ardhshëm, transmeton KultPlus.
Krahas mundësisë për të parë muzikantë të listës A, tifozët e futbollit gjithashtu do të jenë në gjendje të eksplorojnë një port të ri që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6,000 tifozë futbolli.
Sipas The Times, Katari dëshiron të përshëndesë tifozët nga e gjithë bota “me stil perëndimor”, shkruan The Sun, transmeton tutje KultPlus.
Dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj të muzikës në hapjen solmene si: Lady Gaga, ABBA, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.
Të gjitha këta këngëtarë të listës A kanë kontratë me kompaninë gjigante të menaxhimit të artistëve, Universal, të cilët kanë një partneritet me FIFA-n. / KultPlus.com