26 Korrik, 2023 - 6:00 pm
Mick Jagger, vokalisti i grupit legjendar Rolling Stones, feston 80-vjetorin.
Në vitin 1975, në kulmin e famës së tij, Jagger deklaronte se “më mirë të vdiste sesa të këndonte Satisfaction kur të mbushte 45 vjeç”. Por sot, një nga mediet më të ndjekura britanike “The Telegraph” shkruan se, 80-vjeçari është duke kënduar ende “Satisfaction”, duke demonstruar ende me vrull dhe zgjuarsi se çfarë duhet për të udhëhequr grupin më të madh në historinë e rock ‘n’ roll-it.
Në çdo fazë të një karriere që tani shtrihet në dekadën e saj të shtatë, ai thjesht ka bërë hapin e radhës duke u rrotulluar, duke u tundur, duke lëvizur përpara dhe duke shtyrë kufijtë.
“Jagger kurrë nuk e ka tejkaluar rolin e tij si ylli i fundit i rock-ut, sepse ai e ka shpikur atë në mënyrë efektive, ashtu siç ka shkuar përpara”, shkruan The Telegraph.
Kolegët e tij, e konsiderojnë “frontmenin” më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Roger Daltrey i “The Who”, tani 79-vjeçar, deklaroi se, “Nuk ka fare konkurrencë. Është Mick, dhe pastaj të gjithë ne të tjerët jemi diku poshtë vijës”.
I konsideruar si zëri më me ndikim në historinë e muzikës, Jagger ka regjistruar më shumë se 30 albume në studio dhe ka interpretuar në më shumë se dy mijë koncerte. Në vitin 2002 iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Perandorisë Britanike./atsh/KultPlus.com