25 Korrik, 2018 - 6:39 pm
MIK Festival hap dyert sot në Korçë në nder të sopranos Tefta Tashko-Koço.
Në një koncert e kumtesë kushtuar rrugëtimit të saj artistik, rijetëzohen në pak minuta vepra e saj.
Mbrëmja kushtuar artistes Tefta Tashko Koço vjen nga Arlinda Morava, Klejda Tare, Zhulieta Sheremeni, Xhoi Mançe dhe Kristo Sherko. Ndërsa kumtesë nga Pandi Bello,
Koncerti mbahet sonte tek Pazari i Vjetër, Korçë, duke filluar nga ora 20:30.
MIK Festival është mundësuar nga: Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Ministria e Kulturës.
Soprano Koço në vitin 1930, bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”- Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe, Neço Mukon.
Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare./KultPlus.com