18 Mars, 2018 - 9:26 am
Një tjetër emër shqiptarë që po ngritet në skenën ndërkombëtare të muzikës është edhe kantautorja Mimoza H e cila jeton dhe vepron në Kanada, shkruan KultPlus.
Mimoza H, sapo ka lansuar edhe këngën e saj më të re të titulluar “Winterlude”, të cilën e ka kompozuar në bashkëpunim me një ndër jazz pianistët më të spikatur të Monterait Jonathan Cayer. Për KultPlus, vet Mimoza H, ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj këngë.
“Diku në mes të netëve të dimrit dhe ajrit të freskët të pranverës së hershme shtrihet kënga Ëinterlude që frymon brenda një hapësire dhe kohe të panjohur por të afërt në qelizën e kujtesës emocionale. Këtë këngë a kam kompozuar në bashkëpunim me një ndër jazz pianistët më të spikatur të Monterait, Jonathan Cayer gjatë disa ditëve dimri dhe magjisë së borës. Kjo këngë me tingujt e saj kinematik përshkruan melankolinë e stinës së dimrit që ngadalë kapërthen mendjen dhe trupin duke na fute në një gjendje soditëse e qetësie”, tha për KultPlus, Mimoza H, duke vazhduar të tregoi se qëllimi ishte që të largohej nga çfarëdo stili apo strukture muzikore dhe tërësisht sipas saj t’i dorëzohet ndjenjës së ku do ta çonte fillimisht piano dhe zëri.
“Gjatë procesit se aranzhimit jam frymëzuar shumë nga atmosfera kinematografike dhe ndjesia e frikshme por e bukur e filmit ‘Arrival’ të regjisorit të njohur quebecois, Denis Villeneuve”, përfundoi Mimoza H.
Në vijim po sjellim këngën e publikuar në YouTube nga shqiptarja Mimoza H./ KultPlus.com