15 Mars, 2023 - 7:48 pm
Qyteti i Glendale në Arizona nderon këngëtaren Taylor Swift. Me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit, Jerry Weiers, qyteti do të riemërtohet përkohësisht “Swift” pasi ajo fillon turneun e saj këtë fundjavë.
Këngëtarja do të performojë në Stadiumin State Farm dhe emri i ri i qytetit do të vendoset në dy koncertet e saj në datat 17 dhe 18 mars.
“Ne e dimë shumë mirë që ajo është një nga artistet më me ndikim të brezit të saj. Kështu që ne po shkruajmë ‘historinë tonë të dashurisë ‘ për të dhe do të mirëpresim çdo fans të saj!”, tha kryebashkiaku i qytetit.
Sipas Billboard, këngëtarja e popit Gayle (GAYLE) së bashku me Paramore do të shoqërojnë Taylor Swift në koncertet e saj në Arizona. Turneu më pas do të vazhdojë në Las Vegas, Arlington dhe Hjuston, Teksas, Tampa, Florida dhe Atlanta, ndër të tjera. “The Eras Tour” do të përfundojë në gusht dhe do të përfshijë shumicën e shteteve të Amerikës./ KultPlus.com