31 Gusht, 2017 - 6:26 pm
Është një këngë e moçme e cila sjellë kujtime edhe sot.
Ganimete Abazi – Ganja, këngëtare që edhe sot është aktive në skenën shqiptare të muzikës, këngën “Mirupafshim” e ka mishëruar shumë dhe mbetet ndër këngët e saj më të mira.
Një këngë dashurie e cila në refren tingëllon “Mirupafshim, n`Kosovën e lirë, më the para shumë vitesh, në kurbet kur shkove”. Ishte një kohë për njerëzit largoheshin nga Kosova për arsye ekonomike, dhe këngët shpesh u kushtoheshin ndarjeve shkaku i kurbetit.
Po e risjellim sot këngën në fjalë, që duket shpesh se i përket një kohe shumë të largët. / KultPlus.com