“Mitrovica International Jazz Days” hap dyert për të rinjtë nga Kosova që duan të marrin pjesë në këtë edicion

26 Korrik, 2024 - 12:32 pm

Festivali “Mitrovica International Jazz Days”, përmes rrjeteve sociale kanë ftuar muzikantët të marrin pjesë në Punëtorinë e festivalit.

“A jeni një muzikant i ri dhe i pasionuar për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për të shfaqur talentin tuaj? Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në një mundësi unike dhe emocionuese në Mitrovica International Jazz Days, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të Misionit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Për të marrë pjesë mund të aplikojnë të apasionuarit pas muzikës prej moshës 18 deri në 29 vjeç dhe që janë banorë të Kosovës.

Formulari i aplikimit mund të bëhet përmes linkut https://forms.gle/c5sKvLQN2onhCBHf9 dhe afati i aplikimit është deri më 5 gusht.

“Ne inkurajojmë të gjithë muzikantët e rinj dhe të pasionuar nga e gjithë Kosova që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar, rritur dhe performuar në Mitrovica International Jazz Days. Bashkohuni me ne për një përvojë të veçantë të muzikës, krijimtarisë dhe komunitetit”, thuhet tutje në njoftim./KultPlus.com

Të ngjajshme