2 Shtator, 2023 - 12:47 pm
Në koncertin përmbyllës të “Mitrovica International Jazz Days”, në qytetin e Mitrovicës, sonte do të performojnë fituesit e katërfishtë të çmimit Grammy, Bill Laurance (Mbretëri e Bashkuar) dhe Michael League (SHBA) si dhe Daphna Levy(këngëtare izraelite) &Tamir Miler, dhe UP Youth Jazz Ensemble,shkruan KultPlus.
Sonte në ora 20:00 “Mitrovica International Jazz Days”, do të fillojë koncerti i tretë me radhë dhe njëkohësisht edhe përmbyllës i edicionit të parë të festivalit, i cili filloi më 28 gusht.
Edicioni i parë i festivalit, pati një program me fitues të çmimeve Grammy si dhe ikona të muzikës Jazz, ku në koncertin hapës interpretoi artisti fitues të çmimit Grammy, ikona e muzikës xhaz Richard Bona (Kamerun/SHBA).
Kurse nata e dytë e festivalit u pasua me një koncert nga Ganna Ensemble, Enrico Morello ‘Cyclic Signs, Karen Asatrian & Andrej Prozorow, Elina Duni& Rob Luft. /KultPlus