16 Gusht, 2023 - 3:03 pm
Bashkia Pogradec është gati për festën që do të zhvillohet së shpejti në Mokër.
Këtë vit “Mokra n’Fest” do të ketë 2 momente të paharrueshme.
Festa do të nisë në 18 gusht, në mbrëmje, ora 20⁰⁰, ku grupe të rinjsh nga Pogradeci, Korça, Librazhdi etj. do të kalojnë natën pranë urës së Golikut. Organizatorët kanë prgramuar të ketë karaoke, muzikë live, vëzhgim të qiellit me teleskop etj. Nata do jetë e gjatë dhe me muzikë, për të pritur ditën e madhe të festës.
Më 19 gusht, ora 10⁰⁰, do të nisë koncerti, do të zhvillohen ekspozita, gatime, sporte ujore, hipizëm, lojra për fëmijë e shumë të tjera.
Organizatorët ftojnë të gjithë të bëheni pjesë e festës së madhe mokrare, kur mokrarët dhe jo vetëm bëhen bashkë e festojnë së bashku./atsh/KultPlus.com