10 Mars, 2023 - 8:45 pm
Një prej grupeve më të mira shqiptare ishte ‘Djemtë e Detit’.
I krijuar në Lezhë, muzika e grupit kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa përjashtuar hite të tjera si Lamtumire, Jo Tani, Kohë pa ty, Baladë Për Jakup Ferrin etj.
‘Djemtë e Detit’ kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe ku janë kurorëzuar dhe me shumë, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku, shkruan KultPlus.
Sot pjesëtarët e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngëtar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por që më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. / KultPlus.com