26 Dhjetor, 2022 - 1:00 pm
Krishtlindjet që festohen në mënyra të ndryshme, e të cilat bëjnë që shumë familje të mblidhen bashkë e të gëzojnë për harmoni dhe ditë më të mira. Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën. Atmosfera e krijuar në këtë ditë është patjetër e pakrahasueshme, shkruan KultPlus.
Me këtë rast, KultPlus u kthen prapa në kohë për të përjetuar sërish magjinë e mbrëmjes së 3 shtatorit të vitit 2016, një mbrëmje kjo që kishte mbledhur artistët më me nam shqiptarë në një vend.
Ishte ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan oraganizuar nga Diana Toska, ajo që bëri bashkë shumë figura të artit dhe sportit shqiptar. Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora këndoi “What Child Is This” duke mahnitur publikun me performancën e saj.
Nën aranzhimin e Shpëtim Saraçit, më poshtë gjeni performancën e Rita Orës në koncertin humanitar i cili u mbajt për nderë të shenjtërimit të Nënës Terezë më datë 3 shtator 2016, një koncert ky që të mrekullon me magjinë që e posedon. / KultPlus.com