22 Nëntor, 2020 - 11:27 am
Sopranoja shqiptare Arlinda Morava dhe miqtë e saj në Rumani sjellin këngë nga repertori shqiptar të cilat janë publikuar nga Muzeu i Bukureshtit (Pallati Sutu), dhe do të vazhdojnë të publikohen në ditë në vijim, si pjesë e një programi të vecantë dedikuar festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kënga e parë e postuar është “Moj e bukura në krua”. Arlinda është një nga sopranot më të njohura shqiptar e cila është diplomuar në konservatorin “Ciprian Porumbescu” në Bukuresht si dhe një master për operën në Zvicër.
Artistja bashkëpunon me institucione të ndryshme kulturore në Rumani dhe në Shqipëri, dhe është fituese e shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Arlinda shoqërohet nga Bogdan Postolache në violinçel, i cili është dhe dirigjenti dhe solisti instrumental i Orkestrës Kombëtare në Rumani. Ndërsa pianisti Stefan Iliescu është një solist gjithashtu në Operën Kombëtare të Bukureshtit dhe është kthyer së fundmi nga SHBA-të.
Këngët e zgjedhura nga Arlinda Morava (të filmuara gjatë ekspozitës Valentina Rusu Ciobanu- 100 vjet nga linda nga Pallati Sutsu), janë jashtëzakonisht të dashura për publikun shqiptar./ KultPlus.com