Artisti i këngëve të cilat janë kthyer në vulë të vlerave artistike, Naser Berisha, ka publikuar këngën e tij të re ‘Himni i Nënës’, shkruan KultPlus.
Kënga siç bënë të ditur Berisha është e dedikuar për 30 vjetorin e vdekjes së nënës së tij, por edhe për të gjithë ata që në këto momente e ndjejnë mungesën e nënës së tyre.
‘Himni i Nënës’ bënë pjesë në albumin të cilin Naser Berisha pritet ta publikoj në verën e këtij viti.