Nata e katërt, mbrëmje magjike dhe plot emocion në Mik Festival

28 Korrik, 2019 - 4:00 pm

Vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës kombëtare, Mik Festival, nata e katërt e edicionit të dytë në Korçë ka qenë një mbrëmje magjike dhe e mbushur plot me emocione për artdashësit e qytetit.

Me misionin për të risjellë, promovuar dhe përcjellë trashëgiminë e pasur që lanë kontribuesit e artit ndër shekuj, festivali synon të bëjë bashkë në 5 ditë 120 artistë me performancat e tyre në 10 koncerte në qytetin juglindor.

Pentagrami i MIK Festival është Korça e Tefta Tashkos, Lola Gjokës, Mihal Cikos, Thoma Nasit, Kristo Konos, Loni Llogorit e të një plejade të tërë që ishte tabani dhe frymëzimi për një brez të ri artistësh të Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” që sot performon në skenat e orkestrat më të mira në botë.

Muza e MIK Festival është sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Inva ka jetësuar idenë e MIK-ut duke e vizatuar çdo notë mbi këtë pentagram me pasionin e një misionareje.1 nga 7  

Të ngjajshme