24 Janar, 2021 - 10:55 pm
Një ndër ngjarjet më të mëdha të muzikës klasike, “Classical Music Awards 2021” ka bërë ndarjen e çmimeve për fituesit.
Juria profesionale e ICMA-së ka kryer vlerësimin e saj, duke u bazuar në kritikën muzikore të shkruar dhe digjitale.
Ndërsa vlerësimi për vokalin më të mirë shkoi për sopranon shqiptare Ermonela Jaho të tjerë artistë u nderuan me çmime të rëndësishme.
Këtë vit çmimi i karrierës ju dha sopranos Edita Gruberova.
“Artisti i Vitit” u shpall dirigjenti spanjoll Pablo Heras-Casado ndërsa pianisti Can Cakmur u vlerësua si “Artisti i ri i Vitit”.
Çmimi për “Zbulimin e Vitit” ju dha violinistes Maya Wichert, ndërsa çmimi i Orkestrës shkoi për violinistin Marc Bouchkov dhe çelistin Kian Soltani, të dy artistët e “Violin Channel”.
Çmimi për “Rregjistrimin e vitit” shkoi për prestigjozen “Berliner Philharmoniker”.
Çmimi për “Arritjet e vecanta” shkoi për menaxherin Drazen Domjanic dhe violinistin Ingolf Turban. / KultPlus.com