27 Janar, 2020 - 11:52 am
Disa prej artistëve më të njohur të muzikës, që janë pjesë e studios incizuese “Universal Music”, e pushtuan bulevardin e Hollywoodit me rastin e nderimit të shefit të tyre, Lucian Grainge.
Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, “Universal Music Group”, u nderua me yllin e tij të shtegun e të famshmëve në Hollywood. Dhe, në mesin e artistëve që e shoqëruar atë në zbulimin e yllit të tij ishin: Justin Bieber, Shawn Mendes, Lionel Ritchie, Hailee Steinfeld, Gregory Porter, Beck, Sam Smith dhe të tjerë.
Disa prej këtyre këngëtarëve të famshëm, po ashtu e patën rastin të mbajnë nga një fjalim të shkurtër në skenë, me ç’rast që të gjithë u shprehën mirënjohës për bashkëpunimin me Graingein, dhe përkrahjen dhe dashurinë që ua ka ofruar ndër vite.
Lucian Grainge, i cili përgjatë viteve ka punuar me ikona të ndryshme të muzikës si: “ABBA”, Lady Gaga, Elton John, “Queen”, “The Rolling Stones” dhe Taylor Swift, po ashtu njihet si një prej burrave më të fuqishëm në industrinë e muzikës. / KultPlus.com