8 Prill, 2020 - 10:13 am
Kantautori John Prine, me një karrierë prej pesë dekadash vdiq në moshën 73-vjeçare raporton CNN, përcjellë KultPlus.
Prine ishte tekstshkrues i njohur, artist që bashkëpunoi me shumë emra të njohur të skenës botërore.
Në vitin 2005, ai interpretoi në Bibliotekën e Kongresit duke dhënë një shfaqje fantastike me këngët e tij që ndërthuren me poezinë.
Grammys e nderoi atë me çmimin e arritjes së jetës në janar. /KultPlus.com