13 Shkurt, 2021 - 9:59 pm
Kur malli dhe pasioni gërshetohen brenda vargjeve të tingujve muzikorë, artit i lihet pas një vepër e paharrueshme, shkruan KultPlus.
E tillë është “Buzët e tua”, këngën dhe tekstin e së cilës e ka realizuar Elton Deda.
Kjo këngë për shumëkë mbetet një kujtim i veçantë për një person që e ka larg.
KultPlus ua sjell këngën dhe tekstin, “Buzët e tua”:
Shijen lë, mbi buzët e mia atë natë,
nën terrin e ëndrrës ti shkon, por nuk e di,
që unë sot…
Mbi buzët e tua do rri…do zbres të pushoj dhe të pi…limfen e zjarrtë që ke ti…se unë e di…
Ref.
Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret!
Më mungon, aroma e buzëve që ke, deshirën e zjarrtë gjithmonë le…t’i puth ato.
Unë e di..keto buzë që kërkojnë gjithmone, që qeshin por presin si kose…ndoshta jam me fat, që t’i puth gjatë.
Ref.
Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret!
Më mungon, aroma e buzëve që ke, deshirën e marrë gjithmonë le…t’i puth ato.
Buzët e tua pak fjalë thonë…
dhe s’e di si më kuptojnë..
buzët e tua janë me kripë…
që ti puthësh ke shumë frikë…
n’buzët e tua ku ka jetë…buzët e mia du me i tret! / KultPlus.com