3 Maj, 2020 - 1:58 pm
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli, ka ndërruar jetë sot në moshën 74 vjeçare, duke lënë pas vetes një reportazh shumë të gjerë muzikor, shkruan KultPlus.
Zëri dhe mënyra e të kënduarit autokton e bën këtë këngëtare një ikonë të vërtetë të muzikës popullore kosovare. Zëri i saj u dëgjua shumë larg, çdokund nëpër botë, ngado që ajo këndonte trofetë ishin pjesë e saj.
Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.
KultPlus ju sjell këngën e njohur ‘Oh moj shamikuqe’ të interpretuar nga zëri i këndshëm i Shahinere Bërlajollit.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Oh moj shamikuqe
Oh moj shamiverdhë
Dil në dritare moj cuco
Të folim njiherë
Në dritare s’un dal djalë
Me ty jam hidhnu
Shami të kërkova djalo
Shami s’më ke pru
Dje isha në pazar e miro
Pse s’me çove fjalë
Ta blejsha shaminë o
Shevdeli behar
Shevdeli behar e miro
Hana në midis
M’i thotë baba cucës
Kemi dalun fis
Nuk jemi ne fis bre djalo
Jemi katundar
Kulmin tand të shtëpise o
Unë e kam parë
Shkova ta pyes nanën o
A vij të të marr
Po si nuk ta di e miro
Emrin unë ti
Shkova ta pyes babën o
A vij të të marr x2
Keshtu djalë të mirë oj bijo
Asnjiherë s’kam parë x2 / KultPlus.com