19 Korrik, 2022 - 2:50 pm
Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre.
Kjo është edhe arsyeja kryesore që e solli çiftin në Prishtinë ku po qëndrojnë tash e disa ditë.
Ndërsa sot i ka pritur në takim kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili edhe i nderoi me mirënjohje.
Rama është shprehur se është kënaqësi e veçantë të presësh ikonat e muzikës qytetarë shqiptarë, siç janë Merita Halili e Raif Hyseni.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e Raif Hyseni. Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com