3 Maj, 2022 - 11:59 pm
Kur në vitin 2012-të, Kushtrim Hoxha dhe Hana Cakuli bashkuan forcat për të sjellë një projekt muzikor, askush nuk e priti një melodi kaq të përjetuar.
Kënga “Kopshti” edhe sot mbetet një këngë e njohur, por edhe e kënduar dhe e cila sjellë me vete një nostalgji për kohët e humbura.
Kushtrimi dhe Hana bashkëpunuan me Visar Kuçin, orkestruesin e këngës, dhe një ekip të tërë të instrumentistëve për të ardhur më pas edhe me një videoklip realizuar në marsin e 2012-s.
Hana, këngëtare e njohur shqiptare, paraprakisht pati kënduar këngë tjera solo, përfshirë këtu: “Çka do t`ju themi nënave”, “Simbol”, “Mendoj të fluturoj”, dhe “Natën kaloje me të”. Kushtrimi, një aktor, provoi kësisoj disa herë edhe muzikën.
Një tekst i rrallë, i shkruar me aq mjeshtri, që transmeton emocion ‘deri në dhimbje’, ka gjetur dy zëra artistësh ku është mishëruar më së miri, për të mbetur aty përgjithmonë.
Po e sjellim këtu edhe videoklipin por edhe tekstin e një prej këngëve më të mira shqiptare, pa asnjë dyshim!
Teksti:
Deri n’dhimbje
Më therrë kjo qetësi
E unë fluturoj
Fluturoj përtej reve
Me mijëra netë e ditë
T’vërtetën pa pushim përsëris
Der’sa shpirti m’qan
Kur kujtoj atë këngën
Që t’largoi nga unë
Ref
Në kopshtin tim të perqafoj
T’a dëgjoj prapë zanin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj
Deri n’dhimbje
Më shpon kjo vetmi
E unë pres t’takoj
E kapërcej malin për ty
M’ka marrë malli, qajë si fëmijë
T’vërtetën as që dua t’a di
Der’sa shpirti m’dhemb
Kur kujtoj atë ëndrrën
Që e shihnim bashkë
Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqesi mund t’paraftyroj
Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj
Solo/Ref
Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s’kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma
Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s’kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma
Tash ti nuk je ma…
Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj. / KultPlus.com