Në krahët e tu

6 Shkurt, 2020 - 12:00 pm

Nga: Charles Aznavour

Shqipëroi: Bujar Meholli

Kur jam në krahët e tu
jam në fund të botës
kur jam në krahët e tu
nuk ekziston asgjë
përveç teje
nga trupat tanë
që afrohen dhe bashkohen
lind ekstazia brenda nesh
nga vdekja dhe dashuria.

Kur jam në krahët e tu
shpirti im bëhet rebel
në krahët tu kur jam
më kaplon zjarri
i zemrës tënde.

Bredh bredh i dehur
për ty ëndërroj
me sy gjysmë të mbyllur
kam nevoj të jetoj gjatë
kaq shumë dashuri ndjej brenda vetes.

Kur jam në krahët e tu
shkrihem nga kënaqësia
duke u dridhur si purtek
ëndërroj
e ti natën vonë
më thua në vesh
ato fjalë që ndryshojnë jetën time.

Jam krejt i pushueshëm
dhe i çlodhur
në krahët e tu
jeta pezullohet
dhe ikë nga toka
për në një tjetër planet.

Sikurse në ëndërr jetoj
kur jam në krahët e tu
nuk kam lodhje
as rraskapitje
buzëqesh
ngrohtësia jote më siguron
Zoti im jam aq mirë.

Të lumtur të lumtur
në delirium
nocionin e realitetit e humb
jam midis lotëve dhe qeshjeve
ti më bën ta zbuloj qiellin.

Në krahët e tu dua të jem
derisa të agoi dita
në krahët e tu
dua të qëndroj
për dashurinë tonë të thellë
deri te fundi i botës
deri atje ku nuk ka gjë tjetër
përveç përjetësisë.

French-Armenian singer Charles Aznavour poses during a photo session in Paris on November 16, 2017. / AFP PHOTO / JOEL SAGET

Të ngjajshme