15 Maj, 2020 - 2:00 pm
Pas 65 viteve, festivali më i madh evropian i muzikës,”Eurovision Song Contest”, ka qenë i detyruar të anulojë edicionin e vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Pavarësisht situates, Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), bashkë me shtetin e Holandës i cili do të organizonte këtë vit festivalin, kanë krijuar një koncept të ri i cili ka për qëllim të ruaj qëllimin e Eurovisionit, për të bërë bashkë popujt e kontitentit të vjetër ata kanë krijuar “Eurovision: Europe Shine A Ligjt” (Europë Shkëlqe si Dritë), i cili do të transmetohet këtë të shtunë më 16 maj, datë e cila ishte caktuar për tu zhvilluar finalja Eurovisionit në Rotterdam të Holandës, shkruan Magazina.al
Ndonëse për herë të parë festivali nuk do të ketë karakter garues dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as fitues, qëllimi i kësaj ngjarje është të nderoj artistët nga 41 shtete që ishin zgjedhur për të kënduar këtë vit.
Spektakli pritet të ketë prezentuesit, ndërsa 41 këngëtarët do të këndojnë nga shtetet e tyre, e nuk do të mungojnë as të ftuarit special
Spektakli do të zhvillohet të shtunën më 16 maj nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në 44 shtete, përfshirë edhe Kosovën./Magazina.al/ KultPlus.com