29 Prill, 2019 - 11:22 am
Hamam Jazz Bar është partner zyrtar i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it në Kosovë, shkruan KultPlus.
Ambasadori Herbie Hancock, një ambasador i vullnetit të mirë në UNESCO, përmes një emaili të dërguar Hamam Jazz Bar-it ka shprehur nderimet e tij për këtë partneritet dhe ka kërkuar që edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, Hamam Jazz Bar të organizoj diçka për këtë ditë.
Përmes eventeve që organizohen në këtë ditë përhapet edhe mesazhi global i paqes përmes jazz-it dhe muzikës.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, Hamama Jazz Bar ka organizuar një event të veçantë ku bendi “Gesundheit Quartet” dhe Visar Kuçi do të shpalosin tinguj të muzikës jazz. Ndërsa i ftuar special do të jetë pianisti dhe kompozitori i muzikës jazz, Ilir Bajri. I njohur ndryshe edhe si ‘veterani’ i muzikës jazz, Bajri do të flas rreth kësaj muzike të cilës ja kushtoi gjithë jetën.
Eventi do të mbahet më datë 30 prill, në ora 20:00 në Hamam Jazz Bar. / KultPlus.com