Në përmbyllje të MIK Festival, Filo zbulon projektin madhor: Po ndërtojmë “Polin e Jugut”

31 Korrik, 2023 - 11:39 am

MIK Festival, një ndër festivalet më të mira shqiptare i drejtuar nga sopranoja Inva Mula, mbrëmë mbylli suksesshëm edicionin e tij të gjashtë me “La notte italiana”.

Kjo mbrëmje magjike solli për publikun një repertor të mahnitshëm të mjeshtrave italianë.

Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura (OSFA) drejtohej nga mjeshtrja brilante Elda Laro, ndërkohë që kanë interpretuar dy yje të lirikës ndërkombëtare: Desiré Rancantore dhe Giulio Pelligra .

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiqar Filo, ndau një album fotosh si dhe mbresat nga ky festival. Gjithashtu Filo njoftoi edhe fillimet e punës për një projekt madhor.

“Mirëmëngjes

Me atmosferën e mbrëmshme të natës së tretë të MIK Festival, në zonën e ish vaskave të peshkut në Drenovë, aty ku me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit sapo kemi filluar ndërhyrjen për ndërtimin e zonës më të madhe të koncerteve dhe jetës së natës në Shqipëri si pjesë e projektit tonë madhor POLI i JUGUT”, ka shkruar Filo. / KultPlus.com

Të ngjajshme