Nëna e Andrea Bocellit: Mjekët më këshilluan ta abortoja, sepse e dinin që do të verbohej (VIDEO)

3 Dhjetor, 2021 - 4:46 pm

Për herë të parë në një media, e ëma e tenorit të madh Andrea Bocelli kishte folur për jetën e djalit të saj, si ai e humbi shikimin, si u dashurua me muzikën por mbi të gjitha se si mjekët e këshilluan që ta abortonte.

Edi Aringhieri e ftuar në emisionin “Domenica In” ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë u shtrua në spital pasi ndjente dhimbje të forta në stomak. Aty u njoh me të vërtetën e dhimbshme se foshnja e saj do të lindte me një glaukomë kongjestive, e cila gjatë rritjes do ta verbonte.

Ajo u këshillua shumë herë nga mjekët që ta abortonte djalin e saj duke theksuar se ai do të bëhej i verbër. Këto fjalë të cilat e trembën dhe e lënduan shumë gjithashtu, i dhanë forcë jo vetëm për ta mbartur atë shtatzani por për të qenë pranë vogëlushit të saj në të mirë e në të keq.

Andrea i cili lindi i shëndetshëm humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë pas kësaj u dashurua me muzikën simfonike. Gjatë shtrimit të tij në spial u njoh me një tjetër të sëmurë që ishte një tenor rus nga i cili Andrea mësoi se çfarë ishte muzika klasike.

Mamaja e tij ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët dhe njëkohësisht ajo më e fortë. Arsyeja pse Edi dëshironte të tregonte këtë histori ‘live’ ishte për t’i dhënë fuqi të gjithë njerëzve që përballen me situata të ngjashme./ KultPlus.com

Të ngjajshme