6 Shtator, 2022 - 11:00 pm
George Roger Waters është një muzikant, kantautor dhe kompozitor anglez. Në vitin 1965, ai bashkëthemeloi grupin rok Pink Floyd. Sot ai feston 79 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Nga: Roger Waters (“The Final Cut”/Pink Floyd – 1983)
Përktheu: Agron Shala
Përmes thjerrzave t’shtremta t’syve me lotë
Menxi e përkufizoj trajtën e k’tij momenti n’kohë
Edhe pse s’po fluturoj nalt n’qiellin e haptë blu
Po fundosna n’vrimë, n’tokën ku jam strukë
Nëse i shmangë n’hyrje fushat e minës
I mundë qentë, e sensortë e ligë i mashtron
E nëse i ikë edhe pushkës n’korridor
Fute kodin, hape odën sekrete
Nëse aty jam, mrapa murit t’kallxoj se ç’a ka
Aty ásht nji fëmijë qí ka shumë vegime
Se si ban seks me femnat e revistave
Me fenë tande t’re pyet a po flen
A mundet me dashtë dikush até?
Apo ásht veç nji andërr e trentë?
Nëse anën time t’errtë ta shfaq
A ki me m’përqafu n’két’ natë?
E nëse zemrën ta hap
Anën e dobtë me ta diftu
Qysh ki me vepru?
A ia shet rrëfimin revistës “Rolling Stone”?
A ke me i marrë fmijtë me vete
E fillikat me m’lanë?
Me buzën n’gaz
Kur n’telefon m’pëshpëritë
A ki me m’largu?
Apo n’shpi ki me m’çu?
Mendova se duhet me ta hap zemrën
Mendova se duhet me e hjek perden
Me duert qí dridhen briskun e kam mbajt
Ama telefoni cingëroi kur gati isha me e bá
E kurrë ma s’guxova fundin me ia dhanë. / KultPlus.com