Nesër nis ‘The Summit Fest’, festivali më i madh i muzikës elektronike në vend

31 Gusht, 2017 - 1:38 pm

Ka mbetur vetëm edhe një ditë para fillimit të Festivalit më të përfolur të muzikës elektronike në vend, The Summit Fest. Të premten, më 1 shtator, në hapësirën e njohur si “te koshat” në parkun e Gërmisë ne Prishtinë, do të nisë edicioni I tretë I festivalit ku do të performojnë 15 Artiste të muzikës elektronike.

Për dy net radhazi, 1 dhe 2 Shtator, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

“Sivjet do të dominojë muzika techno Franceze që konsiderohet një ndër vendet me muzikën elektronike më të zhvilluar në Evropë, por do të kemi edhe disa artistë shumë të njohur të muzikës Techno nga Italia, Gjermania dhe Franca. Sigurisht qe nuk mungojnë as artistë nga Kosova, që do ti japing festivalit një shije shumë unike, sikurse në edicionet e kaluara.

Secili prej këtyre Artisteve i ka karakteristikat unike të cilat I bëjnë veçues në stilin e muzikës së tyre, të cilët do te sjellin atmosfere marramendese” tha Embeta Tahiri, nga kompania MODUS që është kreatore dhe organizator I Festivalit.

Artistet që sivjet do ta shënojnë këtë edicion janë: Dolby D, Process404, Airod B2B Mayeul dhe I Hate Models; nga Franca, WarinD , Antwerp Hand dhe A-909 nga Italia, Jasmine Azarian nga Gjermania, Jeanne nga Austria si dhe nga Kosova Megan, NaniKilla, Mindbend, Ersann dhe Buda.

I Hate Models do të performojë për herë të parë në ballkan. I Hate Models njihet për zhanrin e tij të vecant të cilin e emroi si techno melankolike.

Dolby D është një ndër pionerët e zhanrit tekno në France, I cili do të performojë n% natën e parë të festivalit dhe është nder emrat me te medhenj te ketij edicioni.

Jasmine Azarian është residente në njërin prej klubeve më të mëdha në botë “Tresor Berlin”, e cila gjithashtu do te performoje në natën e parë të festivalit.

Airod dhe Mayeul janë artiste shumë të vlefshem në muzikën elektoronike të kohës tonë dhe përfshirja e melodive të veçanta i bënë ata që të jehojnë kudo në Evropë dhe më tej.

Proces 404 artisti më i ri në line up tonë, përmes tingujve të Evropës së vjetër modernizon aq shumë muzikën elektronike saqë kjo e bonë shumë speciale performimin e tij në edicionin e tretë The Summit Fest.

Jeanne artist i cili historinë revolucionaliste e shprehë përmes tingujve abstrakt si zhanër elektronik

Italianet Antwerp Hand dhe A-909 vijnë si E.S.S.S (Electronic’s Sons) për të ofruar një show unik te B2B.

Nani Killa dhe Mindbend në natën e parë të The Summit Fest vijnë më një versus mode ku artistët garojnë me njëri tjetrin për të sjelle tingujt më të padëgjueshëm. Mënyra e miksimit të tyre së bashku është diçka shumë speciale dhe një set i tillë do të dëgjohet për herë të parë në Kosovë.

Megan vjen me përzierje te tingujve autokton ne kombinim me shpirtin berlinesk për sa i përket zhanrit elektronik.

Ersann është një artist ne ngritje i cili ka lansuar shumë tracks nëpër record labels në Francë, Spanje, Itali dhe Gjermani. Artist i Dolma Records, record labelit të Dobly D i cili poashtu është pjesëmarrës në The Summit electronic music festival.

Buda njeri ndër artistet më të veçantë lokal ka premtuar një show të vërtetë I cili do te nise natën e pare te kësaj feste, ndërsa WarinD i cili për momentin njihet si artisti numër një i technos industriale në Itali, do të përmbyllë festivalin, ne orët e hershme te mëngjesit te ditës se diele.

Ky eveniment sivjet është fuqizuar nga Henineken, lëngjet Sola dhe AMC (skena, efektet vizuele dhe zërimi).
Komuna e Prishtinës e ka mbështet festivalin dhe për mbarëvajtjen e tij do kujdeset Policia e Kosovës.
Biletat janë në shitje në disa pika në Kosovë por gjithashtu mund të blihen në hyrje të festivalit, poashtu edhe online në www.jamatu.com./ KultPlus.com

Të ngjajshme