Nga Elton John deri te Billie Eilish, yjet e spektaklit mobilizohen për planetin

25 Shtator, 2021 - 9:00 pm

Elton John në Paris, Stevie Wonder në Los Anxheles ose Billie Eilish në Nju-Jork: një sërë personash të famshëm janë angazhuar sot në koncerte, në ndihmë të një planeti të kërcënuar, nën kujdesin e OJQ-së Global Citizen.

Në Paris, në Champ-de-Mars do të ketë dy monumente së bashku: Kulla Eifel dhe Elton John, i cili nuk e anuloi pjesëmarrjen e tij para, edhe pse pret t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në ijë, që do të çojë në një rishtyrje të turneut të tij botëror të lamtumirës.

“Unë nuk desha të heq dorë nga një bamirësi. Jam ende në këmbë”, tha John në një deklaratë.

“Janë vetëm pesë këngë. Është një punë fizike shumë më e ndryshme, sesa të luash për gati tri orë çdo natë në turne dhe të udhëtosh natën nga vendi në vend”, shpjegoi Sir Elton, 74 vjeç.

Interpretuesi i “Rocket Man” do të ndajë skenën në kryeqytetin francez me yje të tjerë, si Ed Sheeran, Black Eyed Peas, Christine and the Queens apo edhe Maneskin.

Gati 20 000 spektatorë priten në Paris, në Champ-de-Mars.

Temat e synuara të koncertit janë ndryshimi i klimës, barazia për vaksinat dhe lufta kundër urisë, sipas organizatorëve.

Në Nju-Jork, në Central Park, do të jenë gjithashtu Coldplay, Jennifer Lopez ose Lizzo.

Teatri grek në Los Anxheles, gjithashtu, do të presë Adam Lambert, Demi Lovato dhe ONE REPUBLIC.

Në tribunën VIP, në Central Park, është njoftuar edhe prania e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan

Do të transmetohen, gjithashtu, shfaqje televizive, të tilla si ato të Andrea Bocelli nga Toskana ose BTS nga Seuli./ atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme