Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares të premtën lansojnë himnin e “Katar 2022”

17 Nëntor, 2022 - 10:15 pm

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë nesër (e premte, 18 nëntor) himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.

Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.

Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.

“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.

Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. / KultPlus.com

(Foto: Getty Images/POPLine)

Të ngjajshme