Nijazi Bytyqi, këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe (VIDEO)

17 Dhjetor, 2020 - 5:56 pm

Në mars të vitit 2018, muzika shqiptare humbi këngëtarin e parë shqiptar të muzikës pop dhe rok, Nijazi Bytyqi, shkruan KultPlus.

Bytyqi cilësohet si këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe, videoklip ky që është bërë në vitet e 70-ta nga ekipi i televizionit kroat. Në atë kohë nuk ka ekzistuar stacion televiziv në gjuhën shqipe dhe në Kosovë përcilleshin programet e Televizionit të Ish-Jugosllavisë.

Videoklipi i Bytyqit ishte emitua nga stacioni televizi kroat në një emision me karakter zbavitës i cili quhet ‘Të dielën pasdite’, që atë kohë udhëhiqej nga Sasha Zalepugin. Thuhet se ky emision në vitet e 70-ta ishtë ndër më të ndjekurit në ish-Jugosllavi.

Nijazi Bytyqi u bë edhe krijues i disa grupeve si “Luniazet” dhe “Marmianga”. / KultPlus.com

Këngëtari nga Prizreni. Ishte i njohur për këngët e tij, si: “Eja e dashur”, “Venera”, “Flutura”, “Një letër ta shkrova”, etj, këngë këto që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të dëgjohen.

Të ngjajshme